Activites

Federata për Kajakim e Kosovës organizoi eventin “Laureatët e vitit 2022”.

Federata për Kajakim e Kosovës ka organizuar edicionin e dytë të ceremonisë “Laureatët e vitit 2022”.

Në këtë ngjarje është bërë përzgjedhja e më të mirëve në fushën e Kajakimit për vitin 2022.



KURSI PËR ADMINISTRATORËT E SPORTIT / COURSE FOR SPORT ADMINISTRATORS.

Pjestarët nga "Federata për Kajakim e Kosovës" janë licencuar në kursin për administratorët e sportit, të organizuar nga Akademia Olimpike.

Në kursin e mbajtur për dy ditë në Hotel Sirius ligjëruan drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj, dhe koordinatori për edukim i Akademisë Olimpike, PhD Fitim Arifi.


Me datë 03/09/2022 dhe 04/09/2022 në Liqenin e Batllavës u mbajt "Kampionati Shtetëror në Kajakim Sprint / 2022"

Kategoria K1 dhe K2 - Meshkuj dhe Femra 200 M për grupmoshat:

U14

U16

U18

U21

Senior


Më 27 Gusht, FKKS së bashku me “Lazdrohu” organizoi ‘Trajnimin për Kajakim dhe SUP’ për fëmijët nga trajner profesionist me qëllim të rritjes dhe masovizimit të këtij sporti te moshat e reja. 

Kajakistët e rinjë kosovar në garën ndërkombëtare / Sprint organizuar nga Bashkia e Pogradecit, nga dt.: 12-14 Gusht/2022.

Një grup i kajakistëve të rinjë nga klubet e ndryshme nga Kosova po merr pjesë në projektin: “Fuqizimi i të rinjëve për një mjedis të pastër nëpërmjet turizmit të aventurës dhe sporteve ujore” Pjesmarrës në këtë event janë edhe shumë kajakistë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria. Në kuadër të këtij projekti, kajakistët e rinjë do te ndjekin nje workshop dhe do të kenë një garë rajonale në disiplinën Sprint. 

Në raundin e parë, Kosova radhitet në dhjetëshen e parë duke zënë vendin e shtatë nga dhjetra shtete me qindra garues që marrin pjesë në këtë Kampionat Botëror për Kajakim / Sllallom.

Urime Lorand Gjoshi!

Kosova do të përfaqësohet në Kampionatin Botëror për Kajakim, disiplina Sllallom për moshat JUN & U23 që do të mbahet në Ivrea / Itali nga 05 deri 10 Korrik / 2022. 

FKKS po merr pjesë në: FESTA E LIQENIT, SHIROKË

/QERSHOR, 2022

Me ftesë nga miqt shkodran, FKKS po merr pjesë në eventin dy ditor në Shirokë: “Festa e Liqenit”. Kajakistët e klubeve të ndryshme nga FKKS morën pjesë në garën miqësore që u organizua në Liqenin e Shkodrës!

Aktivitetet e tilla do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme ku do të ketë kajakim përgjatë Lumit Buna.

Kajakuesi, Lorand Gjoshi, po përfaqëson Republikën e Kosovës në Kampionatin Botëror të Kajakimit, që po mbahet në Pragë nga 10-12 qershor 2022.

Gjoshi po garon në disiplinën e sllallomit, duke na bërë krenar me përfaqësimin e Kosovës në këtë garë të rëndësishme ndërkombëtare në mesin e  37 shteteve pjesëmarrëse.

I urojmë fat dhe suksese Lorandit.

Sot u zhvilluan garat me kajak “Lëshim në ujra të rrëmbyeshëm (K1) / 5000m”, në të dyja konkurencat.

Kajakistët meshkuj:

Vendi i parë: Lis Deçani (25’ 19” 63’’’)

Vendi i dytë: Blert Gjoshi (25’ 22” 54’’’)

Vendi i tretë: Nar Statovci (25’ 24” 81’’’)

Kajakistet femra:

Vendi i parë: Nitë Krasniqi (26’ 36” 44’’’)

Vendi i dytë: Donika Latifi(26’ 46” 15’’’)

Vendi i tretë: Fleta Deçani (27’ 15” 39’’’)


Përfaqësim dinjitoz KOSOVA

𝙀𝘾𝘼 𝘾𝙖𝙣𝙤𝙚 𝙎𝙡𝙖𝙡𝙤𝙢 𝙀𝙪𝙧𝙤𝙥𝙚𝙖𝙣 𝘾𝙝𝙖𝙢𝙥𝙞𝙤𝙣𝙨𝙝𝙞𝙥𝙨

𝙇𝙞𝙥𝙩𝙤𝙫𝙨𝙠𝙮 𝙈𝙞𝙠𝙪𝙡𝙖𝙨 (Sllovaki), 26-29 Maj / 2022


Kamp stërvitor 2 ditor në Batllavë

Me 14 dhe 15 Maj, FKKS ka organizuar kamp stërvitor 2 ditor në Batllavë. Në kuadër të këtij kampi, kajakistët patën mundësinë të marrin pjesë në trajnimin: ”Siguria në ujra të bardha” që u ligjerua nga z. Arianit Mula i cili është guidë i certifikuar dhe kryetar i KK Egër Peja. Ligjerata ishte në formën e debatit interaktiv dhe i gjithë trajnimi u ndërthur edhe me aktivitete praktike në liqe. Për kajakistët që morën pjesë në trajnim u ndanë certifikata.

I ftuar nga FKKS, trajneri polak Tomasz Mendelski do te qëndrojë 3 ditë në Kosovë për trajnimin profesional të kajakistëve tanë. Trajnimi po zhvillohet në Batllavë me përfaqësues të të gjitha klubeve.

Tomasz Mendelski ka qenë kajakist i përfaqësueses polake në lojra olmpike dhe kampionate ndërkombëtare. Eksperienca e trajnerit polak do të kontribuojë në rritjen e cilësisë dhe përfitimin e teknikave të reja për kajakistët tanë.

Përfundoi "Panairi Ndërkombëtar i Turizmit – Kosova 2022", i cili po zhvillohej në Grand Hotel. Nga ky panair janë informuar biznese e qytetar rreth kajakimit në Kosovë, si sport garues e rekreacional. Kajakimi është parë si mundësi e zhvillimit të turizmit në vend. 

Lorand Gjoshi ka fituar medaljen e artë në edicionin e 53-të të garës ndërkombëtare të kajakimit "Ilinden IKAS", disiplina e sllallomit, që u mbajt për dy ditë në Shkup të Maqedonisë së Veriut. 

Kosova po shkruan historinë!

Kajakisti nga Kosova Lorand Gjoshi radhitet i 6-ti në raundin e parë në garën ndërkombëtare të sllallomit në Solkan të Sllovenisë, duke lënë prapa shumë kajakistë të shteteve të ndryshme të cilat e kanë kajakimin sport tradicional!

Kajaku me te cilin Lorand Gjoshi do prezentohet në garat ndërkombëtare që do të zhvillohen në vitin 2022 

Federata për Kajakim e Kosovës bëhet anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Kajakimit

Federata e Kajakimit të Kosovës (FKKS) është bërë sot anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Kajakimit (ICF), në Kongresin Vjetor të ICF-së, që po mbahet në Romë të Italisë.

FKKS u bë anëtare me 67 vota për, katër kundër dhe katër abstenime.

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, me nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, kanë pritur sot në takim krerët e Federatës së Kajakimit të Kosovës.

Udhëheqësit e FKK-së, me në krye, kryetarin Visar Emini, kanë uruar presidentin Krasniqi për zgjedhjen e tij në krye të KOK-ut, derisa kanë bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimit mes KOK-ut dhe Federatës së Kajakimit.

Po ashtu, presidenti Krasniqi i uroi për suksesin e arritur në garën ndërkombëtare në Shkup, ku kajakuesi Lorand Gjoshi, fitoi medaljen e bronztë në sllallomin e kajakimit. Për Gjoshin ishte hera e parë që përfaqësoi Kosovën në garat ndërkombëtare.